
Ajo që po ndodh në Ukrainë, lufta që ka shpërthyer në të gjithë anët, ka prekur të gjithë botën, të gjithë bashkohen me popullin ukrainas duke shprehur solidaritet në forma të ndryshme.
Edhe bota e futbollit është bashkuar rreth Ukrainës, ndërsa protagonistë të ndryshëm kanë dalë publikisht duke bërë thirrje që lufta të ndal sa më shpejt të jetë e mundur.
Nuk mund të mungonte një thirrje nga futbollisti më i ndjekur në rrjetet sociale, një thirrje zemre nga C.Ronaldo:
“Duhet të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë. Lutem për paqe në botë tonë”, shkruhej në postim.
Shumë lojtarë janë solidarizuar me dhimbjen e popullit ukrainas, por dhe janë marrë masa ekstreme ndaj Rusisë, ku ndër to ishte heqja e të drejtës për të luajtur finales e Champions-it në Shën Petersburg.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."