
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
DURRËS- Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë në protestë kundër kryedemokratit Lulzim Basha.
Dhjetra qytetarë kanë dalë për të pritur me protestë Bashën në qytet, ku do të zhvillojë një takim me mbështetësit e tij.
Në duar ata mbajnë pankarta në të cilat lexohet; Kemi bërë burg për të ndihmuar ty, ti na shite tek Rama!; Lulzim Brava peng i qeverisë!; Lulzim Brava boll mashtrove ambasadat e huaja! apo dhe STOP kapjes së PD nga Rama…!
Ndërkohë që Basha nuk ka mbërritur ende në qytet, efektivët e Policisë së Shtetit kanë krijuar një kordon për të siguruar numrin një të PD-së, duke mbajtur larg tij turmën e protestuesëve.
Megjithatë deri më tani nuk janë shkaktuar incidente, por vetëm ka pasur thirrje kundër Bashës me megafon.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."