
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
Kujdes: Ky artikull përmban pamje të cila mund të jenë shqetësuese për disa lexues
KIEV– Ushtria ruse ka sulmuar një bazë ushtarake në distriktin e Okhtirkas, ku mbetën të vrarë 70 ushtarë ukrainas.
Autoritetet ukrainase po vazhdojnë po vazhdojnë operacionin për nxjerrjen e 70 trupave të ushtarëve ukrainas.
Zyrtari vendor i Sumit Dmitry Zhivytsky dha lajmin për operacionin e nxjerrjes së kufomave. Ai njofton se tashmë po përgatiten varrezat për heronjtë ukrainas dhe shton se pavarësisht se ndërruan jetë heronjtë nuk vdesin kurrë.
“Dje, artileria armike goditi. Vazhdo nxjerrja e trupave nga gërmadhat. Ekipet e shpëtimit po punojnë. Ka shumë të vdekur. Momentalisht, po përgatiten varrezat për 70 ushtarë të rënë ukrainas. Numri i viktimave po shkon drejt 200. Heronjtë nuk vdesin. Armiqtë do të marrin atë që meritojnë”, shkruan në “Facebook”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."