
VARSHAVË– Është organizuar ditën e sotme në Poloni një konferencë për mbledhjen e donacioneve për Ukrainën.
Në konferencë mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili bëri të ditur se Shqipëria do të japë 1 milion euro donacion.
‘Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’- tha Rama.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."