
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të marrë pjesë këtë të premte në Samitin e Jashtëzakonshëm të NATO-s.
Samiti pritet të zhvillohet gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje kryeministri njofton se do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."