
TIRANË– Arkëmorti i trupit të ish-presidentit Bujar Nishani është nxjerrë nga presidenca i mbështjellë me flamurin kombëtar.
Pas homazheve në ambientet e brendshme të institucionit që ai drejtoi për pesë vite, ka nisur ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit.
Një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij u mbajt nga të gjithë të pranishmit. Kortezhi mortor me arkmortin me trupin e pajetë të Bujar Nishanit është nisur në këmbë përgjatë bulevardit.
Presidenti Nishani la pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetitdhe të afërm të tjerë kanë pritur sot ngushëllime nga qindra qytetarë, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."