
KRUJË– Ka përfunduar restaurimi i Urës së Kurcajt në Krujë, monument i Trashgimisë Kulturore.
Punimet në të përfshinë restaurimin e çarjeve, ndërhyrjet e konsolidueshme në muraturë, plotësimin e një pjese të rrëzuar, hapejn e dritareve shkarkuese, konsolidim dhe restaurim të harkut, etj.
Nderhyrja përfshiu gjithashtu realizimin e shkallareve me mur guri per te mundesuar zbritjen ne pjesen e poshtme dhe realizimin e mbrojtjes lumore per parandalimin e impaktit te drejtperdrejte qe mund te kete rrjedha e ujit ne raste prurjesh gjate sezonit te shirave.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."