
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË – Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me tentativën e grabirtjes së bankës së nivelit të dytë gjatë mbrëmjes së djeshme në bulevardin ‘Zogu I’ në kryeqytet.
Në bazë të informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative, në bulevardin ‘Zogu I’ ishin duke u kryer punime për të krijuar tunele të nëndheshme me qëllim depërtimin në brendësi të ambienteve të bankës.
Në lidhje me këtë ngjarje ende nuk ka persona të arrestuar, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.
Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."