
TIRANË- Policia finalizoi këtë të enjte një operacion të madh policor ku u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve të rënda.
Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, sipas Policisë morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka.
Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021. Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."