KRUJË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës për veprën penale “Përndjekja”
Burime për Kruja.info, bëjnë të ditur se në prangat e Policisë ka rënë shtetasi Qazim Maja, 26-vjeç, banues në lagjen Nr.3 Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen A. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."