
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Me 28 janar të vitit 2002 një çift bashkëshortësh do të vriteshin brenda shtëpisë së tyre. Sipas një dokumentari nga “Top Story”, ekzekutimi i tyre do të bëhej nga miku i familjes, Sadik Kuniqi. Ky i fundit ju shkoi për vizitë në shtëpi dhe vrau në befasi Isuf dhe Sadete Sulën. Ai shkoi edhe më tej, duke ju telefonuar vajzave të çiftit dhe duke i kërcënuar se do ti ekzekutonte dhe ato.
Dy muaj më vonë në Mars të vitit 2002 Kuniqi bën një tjetër vrasje. Ai shkoi në shtëpinë e Çesk Simonit. Aty gjeti gruan e këtij të fundit sëbashku me djalin tre vjeç. Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më vonë u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e theri me një mistri. E plagosur, Mira Simoni ka kërkuar ndihmë në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha goditjen fatale. Në momentin që po largohej nga vendi krimit Kuniqi është identifikuar nga komshinjtë.
Sadik Kuniqi është vrasësi i parë serial i identifikuar sëbashku me planin e tij të ekzekutimeve. Ai kishte një ditar në të cilin u gjetën emrat e 33 personave që do të ekzekutonte. Kuniqi punonte si Kapter në degën e Punëve të Brendshme në Shkodër për postën e kufirit. Pas disa lëvizjeve ai është larguar përfundimisht nga detyra në vitin 1992 dhe ka nisur të punojë si murator.
Në vitin 2000 ai u divorcua nga bashkëshortja dhe shkak për këtë ishin çrregullimet e tij psikike. Në janar të vitit 2002 ka nisur dhe kasaphana e Kuniqit në Shkodër. I lidhur me profesionin e tij të dytë, të muratorit, Kuniqi i ka kryer 4 vrasjet e tij me një mistri.
Në 2003 Kuniqi është dënuar me vendim gjykate me burgim të përjetshëm. i vetëm në qeli, vrasësi serial filloi të vuante nga haluçinacione dhe skizofreni e rënduar. Ai ndërroi jetë në vitin 2005 në spitalin e burgut pas një problem me apandesitin.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."