
Foto ilustruese. Pamjet arkivë
KORÇË– Ditën e sotme është zhvilluar ndeshja midis KF Skëndërbeut të Korçës dhe KS Kastriotit.
KS Kastrioti ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj skuadrës korçare.
Golat për skuadrën korçare i shënoi Alfred Mensah në minutën e 20 dhe Belajd Pusi në minutën e 81.
Në minutën e 56, Vangjel Zguro i Skëndërbeut ka marrë karton të verdhë dhe po ashtu edhe Dajan Shehi në minutën e 77.
Për ekipin krutan pati vetëm një ndëshkim në minutën e 83 me karton të verdhë për lojtarin Bedri Greca.
Humbja e KS Kastriotit ditën e sotme ka bërë që skuadra të zbresi në vendin e gjashtë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."