KRUJË– Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë ditën e djeshme për babë e bir që u kapën me kanabis në kuadër të operacionit të koduar “Kroi i Madh“.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Halit Kanin, 53-vjeç dhe masën “arrest me burg” për Sefer Kani 19-vjeç.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare të 2 shtetasve të arrestuar.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."