
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Policia e Shtetit, Durrësit dhe Krujës, kanë finalizuar ditën e sotme operacionin e koduar “Alert”, në kuadër të të cilit u arrestua një 41-vjeçar.
Sipas Policisë së Shtetit, falë informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë dhe qarkullonte i armatosur, në afërsi të Urës së Gjolës, u arrestua në flagrancë shtetasi: Rasim Hasa, 41-vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë kontrollit fizik të tij, punonjësit e Policisë i gjetën, në çantë, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi ”, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm”
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin e shtetasit Rasim Hasa, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."