Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”.
Si rezultat, është bërë e mundur goditja e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Xh. K., 41-vjeç, banues në lagjen nr.4, Krujë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në lokalin ku punonte, duke vënë baste sportive me anë të një aparati celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e lokalit, shtetasin M. S., banues në lagjen nr.4 Krujë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."