KRUJË– Sikurse po ndodh prej disa ditësh, edhe nesër do të ketë një ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende në Krujë.
OSHEE, thotë se në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 17 gusht gjatë intervalit kohor 05:30-06:00 do të kryhen punime në NST Fushë Krujë.
Pa energji do të mbeten këto zona në Krujë, pjesërisht: Zallë, Markol, Kasallë, Kameras, Kullasës, Halil, Zgërdhesh, Luz, Bilaj, Murqinë, Serat, Ish reparti ushtarak Gjin, Ura e Gjolës, Budell, Bubq, Mazhë, Mallkuc, Tari.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."