
KRUJË – “Më dëgjo, Më shiko, Ec me mua”, është titulluar ekspozita e artit e hapur në Pallatin e Kulturës në Krujë.
Kjo ekspozitë e hapur nga Qendra Kulturore Krujë dhe ADRA Albania, inkurajon të rinjtë në të gjithë Evropën që të përdorin krijimtarinë e tyre për të mësuar, kuptuar dhe mbështetur njerëzit e detyruar të largohen nga vendi i tyre.
Nga kjo ekspozitë kanë dalë edhe 2 fitues, Paloma Zenuni, nga shkolla “Selman Daci” nga Bubq, e para, dhe Anxhela Tusha nga shkolla “Adem Gjeli” Fushë-Krujë, duke arritur në vendin e dytë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku” deri të djelën 12 Qershor.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."