
Spitali i Krujës. Foto arkivë
KRUJË– Një 63-vjeçar dyshohet se është vetëvarur ditën e sotme në Fushë-Krujë.
Policia njofton se rreth orës 11:30, është gjetur, dyshohet i vetëvarur, në oborrin e banesës së tij, shtetasi Mustafa Celami, 63-vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."