
Foto ilustruese
KRUJË – Një sasi me lëndë narkotike është sekuestruar ditën e sotme në fshatin Bushnesh të Krujës.
Sipas informacioneve për mediet, është mësuar se në ambientet e bodrumit të një ish lokali dhe restoranti, janë zbuluar të kultivuara me llamba elektrike disa kubikë me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.
Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar në komisariat dy shtetas, ndërkohë që janë duke vazhduar hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."