
Foto ilustruese.
KRUJË– Këshilli Bashkia i Bashkisë Krujë ka njoftuar se ditën e hënë datë 04.07.2022, ora 12:00 do zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e këshillit bashkiak.
Sipas Këshillit, mbledhje do të zhvillohet me mjetet e komunikimit elektronik, thirrur nga Kryetari i Bashkisë, në bazë të ligjit, 139/2015, neni 53 pika 4, si dhe në mbeshtetje të nenit 5 te Akti Normativ të këshillit të Ministrave nr,3 datë 15.03.2020, si dhe të rregullores së këshillit Bashkiak nr,11 datë 30.01.2020, neni 62, mbledhe e cila ka të bëjë me kalimin e dy vendimeve për shkak të fatëkeqësis natyrore të “Termetit” të datës 26.11.2019.
Në rendin e ditës do të jenë:
1. Për “Përdorimin e fondeve të rindërtimit në zbatim të VKM-së nr.428 datë 22.06.2022.” Për një shtesë në Vendimin 72 datë 03.02.2021 të Këshillit të Ministrave “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të objektit “Poli i Ri Administrativ”, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë dhe caktimin e Bashkisë Krujë si njësi zbatuese.
2. Për “Përdorimin e fondeve te rindertimit ne zbatim te vkm.416 datë 15.06.2022” shpronesim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private dhe shkëmbimin e pronës, në funksion të procesit të rindërtimit, në zonën e re për zhvillim Krujë”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."