TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e djeshme se duke filluar nga nesër (1 qershor), do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Rama publikoi një video me protagonist kryesor aktorin e humorit, Olsi Bylyku. Rama ka njoftuar se do të bëhet ndalimi me ligj i përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshe.
Kjo gjë pritet të ndikojë në mbrojtjen e mjedisit nga ndotja e produkteve plastike.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."