
Ambjentet e brendshme të burgut të Zaharisë në Krujë. Pamjet arkivë.
KRUJË– Burgu i Zaharisë, sëbashku me 3 burgje të tjera do të mbyllen përfundimisht.
Report Tv mëson se burgu i Zaharisë, burgu i Tropojës, burgu i Sarandës dhe i Vaqarrit do të mbyllen brenda pak ditësh.
Zaharia nuk plotëson standardet. Zaharia dhe Vaqarri prej disa kohësh janë pa të burgosur.
Ndërkohë Saranda dhe Tropoja, rezulton se ka një numër më të ulët të paraburgosurish se sa stafi që shërben aty.
Të burgosurit e Tropojës do të transferohen në Shkodër. Të Sarandës në Tepelenë. Këto burgje klasifikohen si jo eficent për nga kosto ekonomike që kanë për tu mbajtur.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."