
Foto ilustruese.
KRUJË– Babë e bir kanë kanosur me armë zjarri një 35-vjeçar ditën e sotme në Krujë.
Sipas burimeve për Kruja.info, arsyeja e kësaj ngjarjeje ka ndodhur për motive të dobëta të cilat kishin ndodhur shumë kohë më parë. Policia arrestoi në flagrancë shtetasi Arben Paluka, 51-vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, si dhe shpallën në kërkim djalin e tij, shtetasin Markeljan Paluka, 26-vjeç, banues në Krujë.
Dyshohet se këta shtetas kanë kanosur me armë zjarri shtetasin K. F., 35-vjeç, banues në Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Paluka, shërbimet e Policisë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."