
Foto ilustruese. Arkiv
KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar të shpallur në kërkim.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi A. Ç., 30-vjeç, banues në Larushk Krujë.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër më datë 12.01.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë në mungesë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."