
DIVJAKË– Qyteti i Krujës ka marrë ditën e sotme çmimin “Best Choreography”.
Ky çmim u mor pasi qyteti i Krujës ishte pjesë e evenimentit “Elite Dance Festival”, të zhvilluar në Divjakës për çeljen e sezonit turistik.
Lajmin e bëri të ditur deputeti Denis Deliu, i cili tha se në këtë eveniment ishin grupe kërcimi nga bashkitë Shkodër, Fushë Krujë, Fier, Elbasan, Lushnje, Vlorë, Tiranë, Durrës si edhe një grup nga Kosova.
Koreografe për grupin përfaqësues të Krujës ishte Sueda Hoxha.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."