
KRUJË– Policia Rrugore e Durrësit, ka bllokuar dhe gjobitur një shtetas, pasi kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore e Durrësit, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip “Opel” që kryente parakalime të gabuara në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin.
Po ashtu, kanë ndëshkuar me masë administrative 8000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin M. A.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."