
TIRANË– Kardiologu Edvin Prifti, i cili u vu nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, nuk ka mundur të fitojë pasurinë e sekuestruar.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Priftit për lirimin e pasurisë së tij, raporton për Top Channel, Anila Hoxha.
“Tre anëtarët e Gjykatës së Lartë Ilir Panda Albana Boksi dhe Sandër Simoni, kanë vendosur mospranim rekuesi lidhur me sekeusetrimin e pasurisë së mjekut të njohur, duke lënë në fuqi vendimin e datës 02.12.2021 të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar“, thanë burimet për Top Channel.
Konkretisht janë sekuestruar shumat 51.4 mlionë dhe 177 mijë euro ndërsa nga hetimi ka rezultuar ngritja e një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore falso me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.
Dy javë më parë Gjykata e Posaçme hoqi masën e pezullimit të detyrës kardiokirurgut, duke i hapur atij rrugën për rikthim në detyrë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."