
KRUJË – Astrit Mustafa, një 47-vjeçar, baba i tre fëmijëve thotë se është kërcënuar me armë nga komshiu i tij, ndërsa institucionet nuk kanë zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatës për rrugën, që ndez konfliktin here pas here mes fqinjve, këtu e 20 vite.
“Po kalonte komshiu këtu dhe më tha ‘o të qittë zoti fare’, se pa ca gjethe aty. Unë u nxeha më pas dhe e ofendova. Ka pasur konflikte të tjera, edhe me një komshi që është polic në Tiranë. Më erdhi këtu me pistoletë, u turrën prindërit e tij dhe e mbajtën. E shava normal. Kjo është rruga ime, e kam me letra dhe me të gjitha. Nuk çaj dot nëpër institucione”, shprehet Mustafa për Fax News.
Edhe Muharremi, babai i Astritit, 72 vjeç dëshmon zënkat dhe thotë se nuk e lëshon pronën që ka blerë me para. Konfliktet mes fqinjësh kanë terrorizuar edhe vajzën 5 vjeçare të Astritit, e cila ka frikë për prindërit e saj. Apeli i tyre është që drejtësia të veprojë, dhe ti japë fund këtij problemi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."