
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit ka shpallur ditën e djeshme emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.
Kandidat për bashkinë e Vorës u shpall Lulzim Vrana me profesion ekonomist, në një proces numërimi pa praninë e mediave.
Durrësi do të përfaqësohet me urbanistin Ardian Muka, Shkodra me Bardh Spahinë, Dibra do të përfaqësohet nga Premtim Kryemadhi i cili karrierën ia ka dedikuar arsimit.
Në Lushnjë do të kandidojë juristi Elton Bano i cili mori 671 vota nga demokratët, ndërsa Rrogozhina nga Hekuran Xhani i cili është mjek veteriner.
Rezultatet e numërimit dhe kandidatët fitues
Bashkia Vorë– Lulzim Vrana 227 vota
Bashkia Shkodër– Bardh Spahia 1011 vota, Astrit Bushati 201 vota dhe Irena Shestani 295 vota
Bashkia Durrës– Ardian Muka 1162 vota, Silvja Gjepali 373 vota dhe 11 vota të pavlefshme (Morën pjesë 1546 votues)
Bashkia Dibër- 424 vota Premtim Kryemadhi, 121 vota Dafina Muda, 158 vota Behar Dema, 10 vota kanë qenë të pavlefshme. (Morën pjesë 713 votues)
Bashkia Lushnjë– Elton Bano 671 vota, Arben Zaimi 240 vota, Aurion Iljazi 49 vota, Indrit Qerimi 92 vota, 3 te pavlefshme (Morën pjesë 1056 votues)
Rrogozhinë- Hekuran Xhani 221 vota
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."