
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
DURRËS– Është zbardhur dëshmia e 27-vjeçarit Xhilson Kallmacaku i cili tentoi që të grabiste Bashkinë e Durrësit.
27-vjeçari u vu në pranga nga policia pasi u kap nga efektivët duke u futur në ambientet e brendshme të Bashkisë. 27-vjeçari deklaroi se kishte për qëllim të vidhte kompjutera për t’i shitur.
“Jo, nuk kisha për qëllim të vidhja dokumente apo gjëra të kësaj natyre. Thjesht kisha nevojë për para dhe hyra të merrja ndonjë kompjuter ta shisja. Përfitova nga rasti që bashkia po rikonstruktohet dhe janë montuar skela. Nëpërmjet skelave tentova të futesha brenda nga kati i dytë”, mësohet të jetë shprehur 27-vjeçari, i cili do të përballet me akuzën “vjedhja”.
Katet e para të bashkisë janë të siguruara me kangjella, ndaj 27-vjecari shfrytëzoi faktin që bashkia po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe përdori skelat për t’u ngjitur në katet e sipërme. Rrjeta në skela e kamuflonte mirë, pasi nuk dukej fare nga rruga apo nga sheshi para bashkisë. Kamerat filmuan duke u kacavjerrë 27-vjecarin, i cili u arrestua në flagrancë nga policia.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."