
TIRANË– Këtë javë nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit.
Partia Socialiste ka bërë më dije nëpërmjet sekretarit të saj se fushata nuk kishte qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.
“Hyjmë të siguritë me një strategji të mirëmenduar. Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete masive, nuk duam të bërtasim por t’u tregojmë njerëzve se çfarë pune kemi bërë.”- tha Damian Gjiknuri.
Partia Socialiste, në 44 bashki vendosi të garojë me kryetarët aktualë, duke u besuar një mandat tjetër. Asnjë ndryshim nuk kishin listat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Tiranës, të Beratit, Korçës, Durrësit dhe Lezhës.
Nga ana tjetër, Partia e Lirisë, nën siglën e së cilës janë edhe kandidatët e primareve, kanë nisur takimet më herët se PS. Ashtu sikurse është traditë tashmë, kjo parti synon që fushatën ta zhvillojë me aktivitete të mëdha.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."