Skuadra e Kastriotit, ka arritur një fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Kukësit, e zhvilluar sot pasdite në stadiumin Elbasan Arena. Goli i Santiago Selmanit, në minutën e 28′ të pjesës së parë ka shtuar shanset që skuadra krutane të shpresoj të jetë mes më të mirave të futbollit shqiptar.
Humbja e pësuar ndaj Bylisit, disa ditë më parë, krijoj pesimizëm në rrdhët e skuadrës. Me fitoren e arritur ndaj kukësianëve, skuadra e Celës ka shtuar besimin te vetja se cdo vështirësi kalohet. Fillimi i ndeshes nis mirë për skuadrën kukësi i cila afrohet disa herë golit të avanatazhit.
Në rastin e parë që krijohet, në të 28′, Selmani si rezultat i goditjes së saktë me kokë në qëndër të zonës, kalon skuadrën e tij në avantazh, duke vulosur dhe fatet e kësaj ndeshje. Në vazhdim të dy skuadrat janë afruar disa hërë golit, por pa sukses.
Pavarësisht fitores së arritur skuadra krutane vazhdon të qëndroj në vendin e fundit në rënditje. Javën e ardhëshme do të ketë një ndeshje shumë të vështirë, në transfertë do të ndeshen ndaj Tiranës që kryeson kampionatin.
Kastrioti – Kukësi 1-0 Shënues S.Selmani 28 ‘ Kastrioti: Sali, Zogaj, A. Selmani, Stojanoviç, Rami, Mehmeti, Hasani, Mihana, Greca( Arapi 71) S.Selmani ( Karakaci 46′), Rexhinaldo ( Rexhihanda 71′) Trajner. Emiljano Çela Kukësi: Tafas, Lamçe (Ilieski 19′), Ebert, Bytyçi, Ndreca, Sh. Taipi, Delimedjac ( Barbosa59′), Gj. Taipi( Ovusë 70’), Momoh, Basha, Rashiti Trajner. Rraman Hallaçi Gjyqtarë: Laver Alla ( Lushnje) , Orlando Kuka, Devis Korreshi ( Lushnje) Kartona të verdhë: E. Cela, A. Rami
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."