
Pamjet e vendit ku u plagos Agim Bejdo.
KUÇOVË– Një 45-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.
45-vjeçari është transportuar nga kalimtarët për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri është identifikuar si Admir Bejo, një person me të shkuar kriminale dhe kanë qenë kalimtarë të rastit që e kanë parë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Beratit.
Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari ka marrë një plumb në gju dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Admir Bejo në 2007, së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 te mëngjesit, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.
Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N. Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit.
Një nga pistat e hetimit mendohet të jenë konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."