TIRANË– Kuzhinieri i njohur, konkurrenti i “Master chef Albania” Indrit Çela, 39-vjeç u dhunua mbrëmjen e djeshme me leva hekuri, grushte e shkelma në mes të autostradës, në vendin e quajtur Ura e Gjolës në Fushë-Krujë.
Por, ky nuk është i vetmi rast kur personazhe të njohur të botës së ekranit bien pre e dhunës fizike apo edhe pengmarrjes nga persona të tjerë.
Aktori Laert Vasili ka rënë pre e dhunës. Ngjara ndodhi më 24 tetor të vitit 2016, kur Laert Vasili ka denoncuar në komisariatin nr. 1 se është goditur në mes të rrugës nga persona ende i paidentifikuar, shkruan News24.
42-vjeçari Laert Vasili ka bërë denoncim se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është goditur me grusht në kokë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, ndaj nuk e di se nga i ka ardhur kjo gjë. Sipas policisë, asokohe, dyshohej se ka qenë një person që e ka goditur dhe një tjetër që e ka ndihmuar agresorin të largohet.
Aktori Albano Bogdo është deklaruar se ka rënë pre e dhunës fizike nga persona të tjerë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur Bogdo ka qënë i ftuar në një lokal në Shkodër, në një ‘stand up’ për publikun. Mesa duket, situata nuk ka shkuar aspak mirë, si për Albanon ashtu edhe për të ftuarit në këtë lokal.
Sipas një mesazhi të publikuar në një nga mediat online, Albano ka bërë disa batuta të rënda për Rozafën, gjë e cila ka indinjuar të ftuarit në këtë lokal. Disa prej tyre e kanë mbytur me brohorima ofensive aktorin, disa të tjerë në heshtje e kanë pritur derisa mbrëmja ka mbaruar, ndërsa situata ka degraduar deri në grushte dhe dhunë ndaj aktorit.
Rreperi shqiptar, Kozak Baçi, i njohur si mbreti i “Instagramit” u rrëmbye live, ndërsa qëllohej e kërcënohej nga rrëmbyesit e tij, të cilët e futën atë në një automjet dhe gjithçka po e transmetonin Live në rrjetet sociale.
Menjëherë pas daljes së videos në fjalë, Policia mësyu në zonën e Alliasit, ku u raportua se ksihte ndodhur ngjarja dhe raportoi se, Kozakun, i cili njihet si imituesi i moderatorit të njohur Arian Çani, pasi interviston në rrjetet sociale vajzat e famshme të rrjeteve sociale, e kanë gjetur dhe po bëjnë të mundur shoqërimin e tij në Komisariat, ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve.
“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftonte policia asokohe në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Rreperi i njohur kosovar, Fero është ndeshur gjithashtu me një situatë aspak të këndshme mbrëmjen e djeshme pasi është dhunuar nga katër persona. Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një qendër tregtare në Prishtinë, kur reperi ishte duke dalë nga një kinema dhe po shoqërohej nga një djalë dhe një vajzë.
Atyre u ka bërë pritë një makinë me katër persona të paidentifikuar dhe persona që janë ende të paidentifikuar kanë nisur ta ofendojnë. Ndonëse këngëtari ka tentuar të largohet ata e kanë kapur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënonte me armë. Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se reperi ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa është thyer edhe një derë e qendrës tregtare.
Këngëtari Noizy ka thënë gjithashtu se është dhunuar nga forcat e policisë.
“Po pastrojmë tullat, janë bashkuar të gjithë soletat bashkë dhe janë shumë të vështirë për të nxjerrë soletat, më vonë shkojmë më vonë nga stadiumi dhe gatuajmë, unë u interesova nëse ka njerëz që duan të bëjnë ushqim, dhe më thanë që ushqim ka boll por nuk janë të gatuara, mora disa tenxhere të mëdha në hotelet përreth. Jo unë do të ndihmoja çdo person në çdo vend por këtu qëlloi dhe këtu jam ndodhi në qytetin tim dhe do ndihmoj, fakti që ndodhi në Shqipëri më dhemb nuk ka lidhje qyteti fshati. Unë jam këtu me ndihmuar me aq sa kam mundësi shikoj se ka ardhur forcat RENEA njëri prej këtyre është shumë grindavec, unë kam këtu gjithë ditën dhe jam duke ndihmuar un nuk jam fëmijë por një punonjës shteti duhet të ketë një mënyrë komunikimi, u munduan të më ushtrojnë dhunë por nuk jam dolën, jam carë tek këmbët nga tentativa për të më ushtruar dhunë. Zbrit poshtë nga këtu. Unë nuk dua të më trajtojnë mirë se jam Noyzi por njeriu nuk trajtohet në atë mënyrë sidomos në këtë situatë. Nuk është ashtu sepse janë disa persona që po zihen me këtë person, Unë me shpresë të zotit do të shkojmë bashkë në stadium, i bëj thirrje kuzhinierëve që të ndihmojnë të gatuajnë ushqim sepse njerëzit kanë nevojë të hanë, Ju lutem të gjithëve që të krijojnë një strehim për të gatuar dhe njerëzit ti konsumojnë ato”, tha ai.
Ka mjaftuar një debat dhe këngëtarja Genta Ismajli, është rrahur dhe goditur nga Dj i saj personal, Dj. Roni. Sherri ka ndodhur në një koncert në Malishevë, një qytezë e vogël në Kosovë, ku këngëtarja ishte e ftuar të këndonte dhe performonte.
Dëshmitarë të shumtë në vendngjarje konfirmonin për TH&TH se këngëtarja i ka bërtitur Dj-t të saj dhe ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."