
Enkelejda Hoxha. Foto arkivë.
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeljda Hoxha për pezullimin e vendimit.
Hoxha ka kërkuar heqjen e dënimit dhe lirmin e saj nga qelia, me pretendimin se duke llogaritur edhe paraburgimin ka përfunduar dënimin.
Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarët Miliana Muça, Igerta Hysi dhe Saida Dollani, që do vendosin nëse do e lirojnë ish-gjyqtaren apo jo.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."