LEZHË – Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg Erald Pajtanin, i cili akuzohet për ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’, si dhe ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’.
Sipas BallkanWeb, i riu nga Fushë-Kruja në muajin nëntor të vitit 2020, së bashku me një mikun e tij kanë vendosur një sasi eksplozivi në një ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksmimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetëm 4 vite në qeli. Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.
Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."