
Montazh. News24
DURRËS– Një butiku rrobash i është vënë tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., babai i reperit Noizy.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Çfarë ndodhi mes Noizy-t dhe Cllevios?
Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” ish anëtari i The Bloody Alboz (TBA) u përfshi në një sherr të dhunshëm me reperin Noizy me datë 6 Qershor. E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn. Pas publikimit të videos, dyshja në fjalë kanë nisur debatet në rrjetet sociale. Pas kësaj, Cllevio i ka shkuar Noizyt në lokal ku është rrahur nga ai dhe shokët e grupit OTR.
Ditën tjetër, Cllevio Serbiano publikoi disa video, ku shihej me lot në sy, e ku bënte me dije se reperi e kishte lënë me pasoja shëndetësore. “Nëse nuk ka heqin mpiksjen e gjakut në kokë do të vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy do të bëhesh vrasës.”, shkroi Cllevio.
Pas sherrit, Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti ka bërë denoncim në polici. Noizy dhe babai i tij do të hetohen në gjendje të lirë.
Nuk kaloi shumë kohë dhe policia bëri arrestimin e Cllevios, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest me burg”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."