
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Policia ka reaguar zyrtarisht për operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në Krujë ku arrestuan 2 persona dhe u gjetën 10 sera me kanabis.
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Thumana”, i cili u zhvillua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Në kuadër të këtij operacioni bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Klisman Lika, 32-vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Qemal Ferhatin, 68-vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Ardit Ferhati, 36-vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë (djali i shtetasit Qemal Ferhati).
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së shtetasit Qemal Ferhati, kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme hetimore.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."