
Foto ilustruese. (Arkiv)
VLORË– Një 46-vjeçar i shpallur i humbur është gjetur iu pajetë në banesën e tij në Vlorë.
Policia njofton se është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46-vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.
46-vjeçari i cili u gjet i vdekur nga nëna e tij ditën e sotme mësohet të jetë ushtarak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."