KRUJË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin për pezullimin e përfitimit financiar të ish prokurorit të Krujës, Bujar Memia i cili u shkarkua nga posti në janar të këtij viti.
Masa e pezullimit të pasurisë do të jetë deri në 50% dhe ky vendim do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të nxjerrë nga Këshilli i Posaçëm i Apelimit.
Memia u shkarkua nga detyra për shkak se akuzohet se nuk ka vepruar pas lirimit nga burgu të Hekuran Billës.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë në gjetjen e tyre kanë kërkuar që në fillim shkarkimin e Prokurorit të Krujës duke argumentuar se ka mbajtur qëndrime të dyshimta duke rënë dakord me lirimin e Billës nga Gjykata e Krujës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."