
Foto ilustruese
KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
Sipas Policisë shtetasi I. D., 36-vjeç, banues në Luz, Krujë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për bashkëshorten e tij, dhe i ka dërguar asaj mesazhe ofenduese.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."