
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Elton Shabani është shkarkuar nga detyra si drejtues i Komisariatit të Policisë së Krujës.
Burime për Kruja.info, bëjnë me dije se Shabani është transferuar në Tiranë në një post tjetër.
Në vend të tij, mësohet se është vënë Kreshnik Alimadhi. Alimadhi ka qenë më parë drejtues në Komisariatin e Devollit në Korçë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."