
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Sipas këtij vendimi tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike.
Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.
Partia Demokratike thotë se duhet pritur vendimi i Apelit, pasi gjyqtari Zhukri ka shkelur në mënyrë të paprecedentë ligjin dhe ka marrë një vendim skandaloz. Kryetari i Komanduar i PD, Alibeaj tha se PD do të bëjë padi penale ndaj gjyqtarit Agron Zhukri.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka deklaruar se ky vendim i sotëm do të ishte i papranueshëm pasi dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."