
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË- Pas më shumë se 4 muajsh jasht Kuvendit duke bërë ‘Foltore’ kundër Lulzim Bashës, Sali Berisha është rikthyer.
Ai u shfaq në Kuvend sëbashku me një grup personash nga grupimi i tij, teksa nuk munguan as debatet.
“Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Dhe në një fare mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Rikthehem në respekt të popullit. Por për ata që janë aty, nuk meriton që të qëndrosh as 4 minuta.”, tha Berisha.
Ndërkohë, Lulzim Basha është larguar nga seanca.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."