
KRUJË– Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Derveni”, për goditjen e paligjshmërisë dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas kishin përshtatur një ambient në fshatin Derven, për kultivim të kanabisit me anë të llambave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Derveni” ku u arrestuan shtetasit:
– Ll. L., 57-vjeç dhe E. L., 24-vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Derven.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtyre shtetasve, kanë konstatuar një ambient (stallë), të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, ku brenda saj u gjetën dhe u sekuestruan:
316 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në vazo plastike, llamba, pajisje të ndryshme elektrike dhe aspiratorë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 1.822.000 lekë dhe 37.000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."