
Foto ilustruese
KRUJË– Policia e Krujës ka goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në malësinë e Krujës.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të territorit, duke përdorur edhe dronë, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të kanabisit, në territorin e Krujës.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u shpall në kërkim shtetasi:
Q. X., 54-vjeç, banues në Mafsheq, Krujë, pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 25 bimëve narkotike që janë gjatë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një sipërfaqe toke në fshatin Mafsheq, Krujë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë, në sipërfaqe të pyllëzuara, janë gjetur të kultivuara 152 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."