Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Pas plagosjes me armë të 62-vjeçarit, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e autorit ku dyshohej se mund të ishte fshehur.
Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, 44-vjeçarit Blerim Selaci, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Gjatë kontrollit u sekuestruan bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtim e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."