
Foto ilustruese
TIRANË– Një operacion i madh anti-kanabis po zhvillohet nga Policia e Shtetit në të gjithë Shqipërinë.
Sipas burimeve për mediat mësohet se Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në të gjithë territorin e vendit tonë, kryesisht në Tiranë, Elbasan e Fushë-Krujë.
Prioritet kanë ambientet e mbyllura, magazinat e tunelet e vendit që dyshohet se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike.
Gjithashtu mësohet se kërkohet për persona me rrezikshmëri të lartë, që lëvizin të armatosur e të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."