
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 29-vjeçar të shpallur në kërkim.
Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. P., 29-vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 18.12.2020, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."