
KRUJË– Policia e Krujës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, po zhvillojnë një operacion “blic” në Fushë-Krujë.
Mësohet se në Krujë po kontrollet po ushtrohen prej disa ditësh rresht, ndërsa shtrihen në akse e zona të ndryshme të rrethit.
Report Tv mësohen se kontrollet po bëhen për ndalimin e personave ne kërkim, persona që lëvizin me armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.
Kontrollit i nënshtrohet çdo automjet që kalon në aksin ku ndodhen pikat e kontrollit të Policisë dhe FNSH.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."